“Rama është hakmarrës, ndërsa Nano brilant”, ish-deputeti socialist tregon prapaskenat e 31-vjetorit të PS: Ai duhet të më urojë mua! Më telefonoi Gjiknuri dhe…

Shqipëria

“Rama është hakmarrës, ndërsa Nano brilant”, ish-deputeti socialist tregon prapaskenat e 31-vjetorit të PS: Ai duhet të më urojë mua! Më telefonoi Gjiknuri dhe…

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 21:58
Nano dhe Rama

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka komentuar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste dhe festën e organizuar.

Në emisionin “Frontline” në News24, Braho tha se ishte  Damian Gjiknuri ai që e ftoi, ndërsa tregoi se me kryeministrin Edi Rama nuk ka pasur asnjë komunikim.

Sipas Brahos, Ramës nuk i pëlqejnë njerëzit që e kritikojnë dhe se është hakmarrës dhe nuk është si Fatos Nano, me të cilin thotë se kishte një tjetër raport.

“Më ka marrë në telefon Damian Gjiknuri, babai i të cilit është themelues jo Damiani…. më tha je i ftuar, ‘po shyqyr që jeni kujtuar i thash, por duhet të bëni kujdes që të gjithë të pranishëm, nuk ka histori të PS që fillon në 2005, apo 2007, por fillon që nga 1991, dhe tërë këta burra janë kontribuues të historisë së PS, është pasuri, thesar.

Nuk pata komunikim me Ramën, dmth e para e punës nuk do vetë të uroj Ramën, Rama duhet të më urojë mua, por meqë unë hyj tek ata ngacmuesit, nuk i pëlqejnë shumë ata që e kritikojnë, është hakmarrës, nuk është si Fatos Nano, edhe me Nanon kështu shkonim ne por ishte brilant në qëndrimin shoqëror, harronte, në kuptimin që nuk u vinte re dhe qe shumë pozitiv, ishte tjetër tip partia që krijoi Nano me këtë tani”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat