“Këta janë zagarë”/ I vunë tritol në dyqan, flet pronari: Më kanë hedhur benzinë te makina dhe më kanë qëlluar me armë!

Shqipëria

“Këta janë zagarë”/ I vunë tritol në dyqan, flet pronari: Më kanë hedhur benzinë te makina dhe më kanë qëlluar me armë!

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 09:08
Shaban Aga

Shaban Aga, pronari i dyqanit në Durrës të cilit iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit ka kërkuar nga policia të zbardhë çështjen. Ai shprehet se nuk është hera e parë që bëhet shënjestër e sulmeve të ndryshme por mohon të ketë konflikte me njeri.

Sa i takon personit për të cilin policia njoftoi se Aga është në konflikt, ky i fundit shprehet se është konfliktuar me fjalë disa muaj më parë dhe në lidhje me këtë gjë ka bërë denoncim në polici.

Aga paralajmëron se nëse policia nuk vepron për të çuar autorët e sulmeve ndaj tij para drejtësisë, do të marrë masat e tij.

“U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë hedhur benzinë te makina, dy herë të tjera kanë ardhur kanë qëlluar me armë. Mbrëmë i kanë hedhur dyqanit tritol. Unë nuk kam konflikt me njeri. Ai personi me mua nuk ka pasur asnjë lloj konflikti. Më ka thënë dy llafe dhe unë ato llafe i kam thënë në polici. Policia i ka dyshimet ajo t’i zbardhë dyshimet. Unë për vete nuk i kam borxh askujt. Unë nuk jam frikacak. Këta janë zagarë që i bëjnë këto gjëra. Unë për fat isha vetë në shtëpi. Gruan se kisha në shtëpi. Djemtë i kam jashtë, Dua drejtësi të zbardhet kjo çështje ose do marr masat e mia. Se nuk do pres unë me duar në xhepa të vijnë ata prapë. Kamera ka policia t’i zbardhë’, u shpreh Aga.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat