Grabiti vilën e futbollistit të njohur, ekstradohet drejt Spanjës ish-drejtori i lartë shqiptar

Shqipëria

Grabiti vilën e futbollistit të njohur, ekstradohet drejt Spanjës ish-drejtori i lartë shqiptar

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, A.P. i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për tu përballur me drejtësinë.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit Spanjoll.

Menjëherë pas arrestimit, autoritetet Spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë A.P në disa episode vjedhjes, duke detyruar togat e zeza në Kurbin që ta mbajnë në burg P me qëllim ekstradimi.

Kujtojmë që ai është përfolur edhe për vjedhjen e banesës së një futbollisti të njohur në shtetin spanjoll, pikërisht të yllit të Real Madrid, Karim Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat