BE ia mbylli sërish derën Shqipërisë, Fatos Klosi zbulon çfarë po i mban peng negociatat

Shqipëria

BE ia mbylli sërish derën Shqipërisë, Fatos Klosi zbulon çfarë po i mban peng negociatat

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 09:33
Fatos Klosi

Lidhur me Samitin e BE-së në Bruksel që u zhvillua ditën e djeshme dhe mohimit të çeljes së negociatave të vendit tone dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të vetos bullgare, eventualisht në janë ngritur pikëpyetje mbi anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Fatos Klosi  ish-kreu i SHISH e sheh si problem të brendshëm i Bashkimit Evropian, nisur kjo nga dy 'lëvizjet' nga ana e Gjermanisë dhe të Francës të cilat nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën si dhe krizat ndërkombëtare mes Ukrainës dhe Rusisë dhe jo vetëm.

'Një problem i brendshëm i Bashkimit Evropian. Unë shoh që nuk janë shumë serioz.

Është një periudhë jo lufta në Ukrainë, është një moment mesa duket  e vështirë, edhe momenti bullgar. Ata e shohin se brenda i kanë problemet.'- tha ish kreu i SHISH, Fatos Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat