Amnistia fiskale, eksperti: Pabarazia që krijon miratimi i ligjit do jetë vrastare për ekonominë. Shqetësim ekspozimi i bankave

Shqipëria

Amnistia fiskale, eksperti: Pabarazia që krijon miratimi i ligjit do jetë vrastare për ekonominë. Shqetësim ekspozimi i bankave

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:05
Pano Soko

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, ka folur në lidhje me hartimin e projektligjit për amnistinë fiskale, ku të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territorit do të mund të ligjërojnë deri në 2 milionë euro, pavarësisht sesi i kanë krijuar të ardhurat.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Soko tha se ky draft presupozon të fus në qarkullim miliona euro që nuk bëjnë me punë të ndershme.
Sipas tij amnistia fiskale në vendin tonë do të jenë në dëm të BE-së dhe vendeve të tjera partnere të vendit tonë.

Pano Soko: Ky draft presopozon që të fus në qarkullim miliona euro, dhe miliona euro nuk bëhen me punë të ndershme. Amnistiua po bëhen që të pastrohen produktete e veprave kriminale në mënyrë të ligjshme. Aktiviteti kriminal I Shqipërisë nuk është se izolohet brenda për brenda Shqipërisë, por është e lidhur me BE dhe SHBA, prandaj janë kundër këto të fundit.

Soko theksoi se: Pabarazia që krijon miratimi i këtij ligji do të jetë vrastare për ekonominë.

Ai tha se këto para që do futen vetëm do prishin punë, pasi sipas tij kapitali që prodhon rritje të ekonomisë futet në mënyrë të ndershme.

Pano Soko: I vetmi kapital që mund të futet do jetë për të prishur punë. Kapitali në ekonomi që prodhon rritje ekonomike futet në mënyrë të ndershme, ai është kapital frytdhënës, ajo është ekonomi që rritet. Këto ineksionet që vijnë kështu janë si ato dopingjet e sportistëve. Shërbejnë vetëm për një moment të caktuar e më pas të shkatërrojnë të gjithë trupin.

Më tej Soko theksoi se sektorët ku pastrohen më shumë paratë janë turizmi dhe ndërtimi.

Eksperti thotë se e sheh me shqetësim ekspozimin e bankave të cilat japin kredi për ndërtime.

Pano Soko: Sektori i ndërtimit dhe sektori i turizmit, këto janë dy shigjetat kryesore të parasë së pistë. Po e shoh me shqetësim rritjen e ekspozimit të bankave. Kam parë në raporte se niveli i kredisë për sektorin e ndërtimeve ishte rritur në mënyrë të frikshme.

Ai ka dhënë edhe një shembull se çfarë do ndodhë me bankat nëse stopon hyrja e parave të pista në vendin tonë.

Pano Soko: Imagjinoni nëse në një moment stopon hyrja e parasë  së pistë në Shqipëri, vlera e apartamenteve nuk do të qëndrojë aty ku është. Nuk po rritet ekonomia që rriten dhe çmimet e apartamenteve. Në momentin që ndalojnë ato, vlera e këtyre apartamenteve. Këto janë fryrje që vijnë nga dopingjet, në momentin që ndalon hyrja e parave të pista, çmimet e apartamenteve do të fillojë të bie, sepse janë ndërtuar përtej kërkesës. Aty do dalë problemi me bankat, që janë ekspozuar dhe u kanë dhënë kredi njerëzve. Po kredia është dhënë për 100 mijë euro, por çfarë do bëjnë bankat kur çmimet e apartamenteve të bien në 40-50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat