Ku çalon sistemi arsimor? Karabina: Modeli i keq në Maturën Shtetërore kopijimi i maturantëve gjatë provimit, ka vite që ndodh

Shqipëria

Ku çalon sistemi arsimor? Karabina: Modeli i keq në Maturën Shtetërore kopijimi i maturantëve gjatë provimit, ka vite që ndodh

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:32
Mirela Karabina

Ish Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina gjatë një interviste për RTV ORA me gazetarin Sebastjan Zonja u preh se procesi i Maturës Shtetërore degradon pikërisht në administrim pasi nuk menaxhohen si duhet provimet.

Mirela Karabina: I gjithë procesi i Maturës Shtetërore degradon pikërisht në administrim. Pra ne nuk jemi në gjendje të menaxhojmë provimet. Aty çalon i gjithë problemi. Nuk është thjesht një çalesë por është një model i degraduar ku maturantëve i krijohet ideja se për të kopjuar është mirë pasi ato përfitojnë degën që dëshirojnë në universitete. Model më të keq për t'ju dhënë maturantëve nuk ka dhe kjo ka vite që ndodh dhe nuk bëhet asgjë.

Ne çdo vit ngremë të njëjtat pyetje dhe kërkojmë të ketë një zgjidhje dhe zgjidhje nuk ka. Ata maturant të cilët janë munduar ndër vite të fitojnë kopetenca dhe të jenë nxënës të mirë dhe më pas student të mirë marrin një model të deformuar.

"Përgjithësisht në provimet e m,aturës penalizohen nxënësit më të mirë sepse ka probleme teza, kopjohet masivisht dhe këta nxënës që përgjatë viteve kanë marrë vlerësim shumë të mirë në provimet e maturës nuk arrijnë të marrin maksimalet. Nëse ne do të analizojmë rezultatet e Maturës Shtetërore do të nxjerrim një serë gjerash që kanë probleme në sistemin tonë arsimor."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat