Alpinistët u bllokuan në Valbonë, dy prej tyre nisen me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Reagon edhe Ministri i Mbrojtjes

Shqipëria

Alpinistët u bllokuan në Valbonë, dy prej tyre nisen me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Reagon edhe Ministri i Mbrojtjes

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 21:09
Niko Peleshi

Katër alpinistë shqiptarë të cilët po eksploronin Valbonën mbetën të bllokuar për disa orë për shkak të terrenit të thepisur të zonës.

Policia e Tropojës ka bërë me dije se falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe ndërhyrjes nga ana e shërbimeve me helikopter, është bërë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja e 4 shtetasve.

Aktualisht, 2 të dëmtuarit po transportohen me helikopter, drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë, që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen të akomoduar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili thotë se në kohë rekord alpinistët u shpëtuan dhe u transportuan në spital.

“Ekuipazhi i helikopterit EC 135, i Forcës Ajrore bënë të mundur evakuimin e alpinistëve të lënduar në 2328 metra lartësi në majën e Zhaporres, në zonën e Valbonës. Në kohë rekord të dy alpinistët e bllokuar në një zonë të thepisur u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës. Mirënjohje pilotëve të Forcës Ajrore. Të angazhuar për një turizëm të sigurt në të gjithë Shqipërinë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat