“Të na djegin”/ Harta e re gjyqësore, qytetarët e Vlorës në protestë: Mazhorancën do ta zëmë me gurë kur të vijnë zgjedhjet

Shqipëria

“Të na djegin”/ Harta e re gjyqësore, qytetarët e Vlorës në protestë: Mazhorancën do ta zëmë me gurë kur të vijnë zgjedhjet

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Avokatëve të Vlorës iu bashkuan në protestë edhe disa qytetarë këtë të hënë, pasi po zvarriten prej kohësh nëpër gjykata, dhe me hartën e re gjyqësore thonë se problemet e tyre, nuk do të marrin ndonjëherë zgjidhje.

Shumica e procese kanë lidhje me pronat. Një prej përfaqësuesve të Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Stavri Çepanjaku paralajmëron abuzime që mund të sjell vendimi i ri i KLGJ-së.

“Grumbullimi i dosjeve në Tiranë përbën rrezik, të na djegin dhe mos kemi mundësi të shkojmë në Strasburg se gjykata shqiptare janë në juridiksionin e Edi Ramës.”

Një tjetër qytetar tregohet edhe më i ashpër për miratimin e hartës e re gjyqësore.

“Maxhoranca të mos kalojë ligjin, po e kaluan kur të vijnë zgjedhjet po ju them se do ti zëmë me gurë.”

Këta qytetarë dolën në protestë në mbështetje të avokatëve, që çdo ditë kanë protestuar që qeveria të ndalojë mbylljen e gjykatave në disa qarqe të vendit. avokatët thotë se bojkoti i seancave gjyqësore dhe masave të sigurisë do të vazhdojë.

“Për 3 ditë të tjera do vazhdojmë bojkotin, pavarësisht se vendimit të dhomës qendrore të avokatisë në datë 29 ne do vazhdojmë bojkotin. Vetëm kështu do të prekim shtetin, duke mos vajtur tek masat e sigurimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat