Hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Flamur Noka: Arrestimi i dy zv/ drejtorëve për t’u hedhur hi syve qytetarëve!

Shqipëria

Hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Flamur Noka: Arrestimi i dy zv/ drejtorëve për t’u hedhur hi syve qytetarëve!

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:08
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar nga selia blu në lidhje me përfundimin e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit katër ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Noka shprehe se arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve është bërë për t’i hedhur hy syve të qytetarëve pasi sipas tij po tentohet varrosja përfundimtare e ngjarjes.

“Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë, u kthye në polic, prokuror dhe SPAK të Republikës. Sepse, kur Republika kthehet në kriminale, janë kriminelët që e rrëzojnë atë përmbi kalbjen e saj”, tha Noka.

Deklarata e plotë

Ngjarja tragjike e prillit të shkuar në Elbasan, ka shënuar dje edhe një viktimë tjetër: të vërtetën. Në përpjekje për të manipuluar dinamikën ngjarjes, dhe përfshirjen në të zyrtarëve të lartë, Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë gjë, por fshehin. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë.

Arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve, nuk është gjë më shumë se hi syve opininionit publik. Nuk është asgjë më shumë se përpjekja e dytë për të kaluar nga manipulimi fillestar në varrosjen përfundimtare të ngjarjes.

Përgjegjësit e ngjarjes së Elbasanit, si në ngjizje, dhe më pas në shtrembërim të provave, i keni sot, ‘lart e më lart’, në zyrat e shtetit.  I keni në personin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Sot, ai i ka ikur detyrës së atëhershme, dhe është graduar zv/ministër i Transporteve, por nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë.

I keni në personin e Alfred Shehut, prokurorit manipulator të provave të ngjarjes që ‘e fluturoi’ me ngritje nga Elbasani në SPAK. I keni në personat e Drejtorit të Policisë së Elbasanit dhe zv Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilët u bënë pjesë e strukturës inkriminuese dhe kriminale të fshehjes së faktit se në makinën e viktimës kishte materiale zgjedhore. Arrestimi i 2 zv/drejtorëve nuk është punë e strukturave ligjzbatuese, por pasojë e rrëfimit të Nexhmedin Dumanit. Asnjë prej tyre nuk u hetua, prej më shumë se një viti, dhe as do të hetohej kurrë.

Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë, u kthye në polic, prokuror dhe SPAK të Republikës. Sepse, kur Republika kthehet në kriminale, janë kriminelët që e rrëzojnë atë përmbi kalbjen e saj. Po të kishim Republikë të ligjit dhe barazisë para tij, i pari që do të ishte thirrur në prokurori do të ishte përgjegjësi kryesor për ngjarjen, Taulant Balla.  Këta janë njerëz të rrezikshëm. Shqipëria është në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat