Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe ASHK, akuzohen se legalizuan një hotel të madh në qendër të Tiranës

Shqipëria

Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe ASHK, akuzohen se legalizuan një hotel të madh në qendër të Tiranës

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:42
Ilustrim

Pezullohen nga detyra 9 zyrtare të  Aluiznit dhe  Agjencisë Shteterore të Kadastrës (ASHK).

Zyrtaret akuzohen për tjetërsim prone dhe legalizim si ndërtim pa leje i një hoteli të madh në qendër të Tiranës në një kohë që ai ka qenë ndërtim ekzistues.

Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori Bledar Valikaj më 23 qershor 2022 dhe më pas janë miratuar nga Gjykata e Tiranës më 27 qershor 2022.

7 prej tyre akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndaj tyre është marrë masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” si dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’. Personat nën këtë akuzë janë identifikuar me inicialet: B B; A C; D Ll ; E P; K D; G T; E Sh.

Ndërsa akuzohen për "Mashtirm" dy persona, E T dhe  E T, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë  “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat