I futën emrin në listën e protestës/ Reagon deputeti i Lushnjës: Mirë që na pretë kostumin po të na kishit pyetur për masën

Shqipëria

I futën emrin në listën e protestës/ Reagon deputeti i Lushnjës: Mirë që na pretë kostumin po të na kishit pyetur për masën

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:36
Saimir Korreshi

Ka reaguar deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi pas daljes së listave të organizatorëve të protestës së 7 Korrikut, pjesë e të cilëve ishte edhe emri i tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Korreshi ironizon teksa shkruan: Mirë që na pretë kostumin po të paktën të na kishit pyetur për masën.

Reagimi I plotë:

Epo si vajten keto pune. Te nusja hane e pine e te dhendrri gje nuk dine.
Po mire qe na prete kostumin po te pakten te na kishit pyetur per masen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat