Jahti në brigjet e Shqipërisë kërkon ndihmë pas defektit në motor, detajet e operacionit të shpëtimit

Shqipëria

Jahti në brigjet e Shqipërisë kërkon ndihmë pas defektit në motor, detajet e operacionit të shpëtimit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe anija konteniere “Spirit of Chenal” kanë kryer një operacion shpëtimi mbrëmjen e të premtes për një jaht që kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar defekt në motor.

foto e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije në njoftimin e saj se: “Në orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti Dartista 07 qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk i punon motori. Kapiteneria organizon operacionin e shpetimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07 dhe e rimorkion drejt portit Durres.

I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e jahtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat