Kryemadhi: Fajtore për djegien e mandatave, rikthimi i Metës në politikë dhe LSI i mirëpritur

Shqipëria

Kryemadhi: Fajtore për djegien e mandatave, rikthimi i Metës në politikë dhe LSI i mirëpritur

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 08:07
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar dje marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj Ilir Metën pas 24 korrikut kur ai të mos jetë më president.

Gjatë një konference për mediat, kryetarja e LSI theksoi se historia e LSI-së do të vazhdojë, ndërsa shtoi se ndihet fajtore për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Madje, zonja Kryemadhi  theksoi se shumë para të paguara te PD e Lulzim Bashës vijnë edhe nga kompanitë e inceneratorëve, koncensionarët apo nga tenderat e rrugëve.

“Marrëdhënia ime me Ilir Metën i ka kaluar 30 vjet kështu që nuk është ndonjë garë e madhe mes nesh për këtë çështje. Historia e LSI do vijojë pavarësisht se ndihem gjithnjë e më shumë fajtore për shkak të djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale se sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve aq më shumë kuptoj që janë dhe shumë para të paguara te PD e Lulzim Bashës dhe kuptoj si kompanitë e inceneratorëve e koncensionare, që fitonin tenderat e rrugëve, kanë qenë sponsorizuesit kryesorë të aksionit opozitar për ta dështuar të gjithë aksionin në funksion të qytetarëve. Vizionin që kishte Ilir Meta për këto gabime vdekjeprurëse të opozitës në 2019 më bëjnë mua përgjegjëse për të vijuar aq mundësi sa kam këtë skemë inceneratori që sot nga inceneratorët kemi dalë tek pastrimi i parave. 25 korriku do jetë një nga datat e shumta që ka në historikun e saj LSI për t’u bashkuar e krijuar një strategji afatgjatë të opozitarizmit për të kthyer normalitetin, llogaridhënien”, deklaroi Kryemadhi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat