“Nuk ka letër, se s’ka fonde!”- Spartak Braho për hartën e re gjyqësore: S’e ka firmosur Ministria e Financave!

Shqipëria

“Nuk ka letër, se s’ka fonde!”- Spartak Braho për hartën e re gjyqësore: S’e ka firmosur Ministria e Financave!

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 14:38
Spartak Braho

Spartak Braho, ish-deputeti i PS-së, ka deklaruar në News24 se harta e re gjyqësore është një skandal i vertetë që është miratuar pa u konsultuar me grupet e interesit.

Sipas tij, Reforma në Drejtësi do ecë përpara sepse janë investuar SHBA-të dhe BE, por për hartën e re gjyqësore, Braho tha se ajo nuk është firmosur nga Ministria e Financave.

Sipas tij s’ka kuptim që qytetari ta ketë gjyqin e Sarandë dhe të vij ta ndjekë atë në Tiranë.

“Kam besim të plotë që reforma do të ecë sepse për atë është interesuar komiteti ndërkombëtar, SHBA-të dhe struktura të tjerë të Evropës.

Është detyra e shtetit të plotësojë kushtet për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët. S’ka letër, se s’ka fonde. Strukturat janë me mungesa, por do të ecë, kam besim të plotë.

Ndërsa reforma për gjyqësorin është e keqe, s’është pozitive. Nuk u konsultua, se ka firmosur as Ministria e Financave, duan ta ndajnë në aq pjesë sa u ka thënë mendja.

S’duhet injoruar komuniteti i avokatëve. Të kesh çështje në Sarandë dhe qytetari ta ndjekë në Tiranë”, theksoi Braho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat