Dy persona bien në një pus uji në Lofkënd të Mallakastres, nxirren nga forcat zjarrëfikëse

Shqipëria

Dy persona bien në një pus uji në Lofkënd të Mallakastres, nxirren nga forcat zjarrëfikëse

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në një pus uji në Lofkënd të Mallakastres.

Ata kanë rënë në pus rreth orës 11:40 të ditës së sotme(10 korrik) ndërkohë që ishin duke pastruar në pusin e ujit.

Personat që mbetën të bllokuar janë 33 vjeçi Bledar Bregu dhe 38 vjeç me Besnik Veliaj.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat