“Kushton më shumë qumështi në Shqipëri se në Luksemburg”/ Eksperti i ekonomisë: Qeveria të ulë taksat përkohësisht

Shqipëria

“Kushton më shumë qumështi në Shqipëri se në Luksemburg”/ Eksperti i ekonomisë: Qeveria të ulë taksat përkohësisht

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Për ekspertin e ekonomisë, Mateo Spaho, reformat e ndërmarra nga qeveria nuk janë të duhurat dhe nuk kanë ardhur në kohën e nevojshme për t’i bërë ballë krizave të papritura.

Sipas tij, një prej mënyrave për të ndihmuar shqiptarët është ulja e taksave.

“Kur ka kriza dalin defektet e sistemit. Tatim mbi pasuritë e paluajtshme është taksa e parë me të cilën mbahet pushteti vendor, në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh, dhe e vendos tek taksat e konsumit. Në kohën e duhur duhet të bësh politika të duhura, sepse kur vjen kriza je i papërgatitur. Në momentin kur përkohësisht kemi rritje të çmimeve, të uli tatimin për vlerën e shtuar për tre muaj, s’ka nevojë për 2 mijë lekësha por uli pak taksat.

Të kushtojë qumështi në Shqipëri më shumë se në Luksemburg, këtu kemi arritur. 500 gr qumësht për fëmijë në Luksemburg kushton 69 qindarka euro, 140 lekë e njëjta markë në Shqipëri”, u shpreh ekonomisti Spaho.

Më tej ai u shpreh se do të ishte mirë që të paktën për një vit, të shihej mundësi që në Shqipëri të prodhohen drithë, për t’i paraprirë krizës që mund të vijë si pasojë e bllokimit të grurit në Ukrainë.

“Një tjetër element, jemi në krizën e Ukrainës, nuk dihet nëse ato tonelata grurë do vinë në BE, në të paktën të mendojmë se paku për një vit të ndihmojmë prodhimin vendas. Vetëm për një vit ta rrisim prodhimin e drithërave”, deklaroi Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat