Berisha akuzon qeverinë: Në Europë ndërtohet rruga me 2.3 mln euro për km, në Shqipëri me 21 mln euro

Shqipëria

Berisha akuzon qeverinë: Në Europë ndërtohet rruga me 2.3 mln euro për km, në Shqipëri me 21 mln euro

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 19:32
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për ndërtimin e rrugëve me një çmim shumë herë më të lartë se në Europë.

Gjatë një takimi me fermerët e Belshit, Berisha tha se në Europë, rruga në fushë ndërtohet me 2.3 mln euro km, ndërsa në Shqipëri ndërtohet me 21 mln euro.

Berisha: Deklarojnë se po investojnë në vaditje. Kemi lënë një projekt 140 mln euro të Bankës Botërore për kanalet e Myzeqesë, nuk i kanë përfunduar. Pse ndërtuam hidrocentralin e Banjës, sepse kjo duhet të jetë vepër kryesore vaditëse për të gjithë ultësirën.

Kanë bërë ndonjë kanal? Nuk ekziston për ta problemi i bujqësisë. Për këta ekziston vetëm rruga. Nëse në Europë ndërtohet rruga me 2.3 mln euro për kilometër në fushë, këta e ndërtojnë me 21 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat