Superskandali me promovimin e zyrtarëve që po gjykohen për kontrabandë, Doganat pranojnë arrestimin e 4 punonjësve në Greqi

Shqipëria

Superskandali me promovimin e zyrtarëve që po gjykohen për kontrabandë, Doganat pranojnë arrestimin e 4 punonjësve në Greqi

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Doganat shqiptare ka reaguar në lidhje me skandalin se si katër punonjës të saj janë arrestuar në Greqi për kontrabandë mallrash dhe grup të strukturuar kriminal.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’ Doganat pranojnë publikisht faktin se 4 punonjësit e saj ishin ndaluar në Greqi në sajë të një hetimi për kontrabandë, ndërsa shton se më pas këta persona janë liruar nga akuzat në shtetin grek. Bëhet fjalë për punonjësit Mirek Beshiku, Artur Sejati, Elton Gjishti si dhe Klandi Mala.

“Sipas dokumentacionit të vitit 2016, katër punonjësit kanë qenë pjesë e një operacioni antikontrabandë, kur janë ndaluar nga autoritetet greke. Pas sqarimit të rrethanave dhe rolit të personave në fjalë ata janë lënë të lirë nga prokurorët dhe hetuesit fqinjë.”, thuhet në reagimin e Doganave.

Por ky institucion, pa ia kërkuar askush dhe pa e akuzuar askush ka publikuar dëshmitë shqiptare të penalitetit të katër zyrtarëve. Ndërkohë që askush nuk ka raportuar për probleme te këtyre zyrtarëve me drejtësinë shqiptare. Ata janë akuzuar për formim të një grupi të strukturuar kriminal në Greqi dhe jo në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat