Nesër betohet presidenti i ri! A do të jenë palët e PD-së pjesë e seancës parlamentare?

Shqipëria

Nesër betohet presidenti i ri! A do të jenë palët e PD-së pjesë e seancës parlamentare?

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 18:17
Nesër betohet presidenti i ri! A do të jenë palët e PD-së pjesë e seancës parlamentare?

Dita e nesërme 24 korriku, shënon fundin e presidencës së Ilir Metës dhe nisjen e një rrugëtimi 5-vjeçar për Presidentin e ri Bajram Begaj.

Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare, që do të zhvillohet ditën e nesërme më 24 korrik në orën 18:00 në Kuvend, por jo të gjithë palët politike do të marrin pjesë në seancë.

“Top Channel” ka kontaktuar  me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, të cilët konfirmuan se do e bojkotojnë seancën plenare te betimit te Presidentit Bajram Begaj, duke arsyetuar se zgjedhja e presidentit të ri ishte antikushtetuese.

Gjithashtu “Top Channel” kontaktoi edhe me kampin që mbështet Enkelejd Alibeaj, të cilët  kanë ndryshuar qëndrim dhe ndryshe nga sa vepruan ditën e zgjedhjes se Presidentit te ri, konfirmuan se kanë vendim për të qenë prezent në seancë dhe në pritjen që do zhvillohet ne Presidencë.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat