Rama kujton grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas: Skandaloze! Sot jemi më të sigurtë

Shqipëria

Rama kujton grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas: Skandaloze! Sot jemi më të sigurtë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 20:57
Edi Rama

Hapet një terminal i ri në Rinas. Me këtë rast ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera Rama ka kujtuar edhe grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. ryeministri Rama tha se ngjarja ishte skandaloze dhe erdhi si pasojë e mosplotësimit të standardeve të sigurisë së aeroportit.

“Edhe siguria e mbajmë mend të gjithë me shqetësim e revolt skandalin e futjes deri në pistë të një bande e cila u vu prapa hekurave si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë nga kompania që operonte aeroportin më parë. Kështu ndodh në të gjitha vendet. Policia bën simulimet e nevojshme, jep sugjerimet, identifikon pikat kritike dhe asiston operatorët në marrjen e masave të sigurisë. Sot jemi shumë më tepër të sigurt në mënyrë se si operohet ashtu sikundër falë një plani pozitiv dhe gatishmërisë së operatorit për ta zbatuar, është shtuar numri i punonjësve të sigurisë këtu. Kjo bëhet për rritje të cilësisë së shërbimit për pasagjerë,”-tha Rama në fjalën e tij.

Po ashtu, bëri me dije se në aeroportin e Rinasit do të shtohen 8 porta të reja me terminalin e ri dhe do të hyjë teknologji e re në leximin e pasaportave. Bëhet fjalë për një barrierë leximi dixhital, që zgjat më pak se 30 sekonda.

"Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport. Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, proces që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë process kalimi me lexim manual të pasaportës,"-shtoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat