Ishte në kërkim pasi ngacmoi seksualisht një qytetare, 25-vjeçari tenton t’i ikë duke kundërshtuar me forcë efektivët e policisë

Shqipëria

Ishte në kërkim pasi ngacmoi seksualisht një qytetare, 25-vjeçari tenton t’i ikë duke kundërshtuar me forcë efektivët e policisë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi ka kundërshtuar efektivët. I riu rezultonte i shpallur në kërkim për ngacmim seksual ndaj një qytetareje.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. V., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi më datë 29.07.2022 ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Ky shtetas, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat