Ministrja Kushi me zv. Ministrin Grek të Arsimit: Së shpejti marrëveshje e re për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore

Shqipëria

Ministrja Kushi me zv. Ministrin Grek të Arsimit: Së shpejti marrëveshje e re për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:38
Foto nga takimi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në zyrën e saj zv. Ministrin Grek të Arsimit dhe Çështjeve Fetare z. Evangelos Syrigos dhe Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri znj. Sophia Philippidou.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth finalizimit së shpejti të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

Në një status në rrjetet sociale Ministrja Kushi nënvizon se gjatë diskutimit ajo ka theksuar gjithashtu edhe vëmendjen e posaçme që Ministria e Arsimit dhe Sportit po i kushton shkollave të minoritetit grek në lidhje me kurrikulat, programet, tekstet mësimore, si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat