Balla: Qëllimi është të përdorim sa më pak plehra kimikë dhe ti zëvendësojmë ato me plehra organike

Shqipëria

Balla: Qëllimi është të përdorim sa më pak plehra kimikë dhe ti zëvendësojmë ato me plehra organike

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:39
Balla: Qëllimi është të përdorim sa më pak plehra kimikë dhe ti zëvendësojmë ato me plehra organike

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi pa nga afër punën që po kryhet me ritme të shpejta për ndërtimin e fushës së kompostimit të mbetjeve bimore, një investim i përbashkët i GIZ Albania dhe Bashkisë së Roskovecit.

Në fjalën e tij Balla deklaron se brenda pak javësh do të fillojë puna për kompostimim e mbetjet bimore të një zone me orientim bujqësor.

“Qëllimi është që të përdorim sa më pak plehra kimikë dhe ti zëvendësojmë ato me plehra organike. Ky projekt në të ardhmen do zbatohet edhe në bashkitë e tjera të qarkut Fier. Qeveria gjermane gjithmonë nxit projekte inovative, duke krijuar sipërmarrje me cikël të mbyllur për të mbuluar shpenzimet e veta”, tha Balla.

Sipas Ballës projekti parashikon grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve organike, të cilat do të mblidhen nga bashkia në mënyrë të diferencuar, do të bëhet në këtë fushë kompostimi për t’u kthyer në pleh organik. Mirënjohje Qeverisë gjermane për bashkëpunimin shumëplanësh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat