Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës

Shqipëria

Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Inflacioni arriti nivelin 7.5% në korrik pa u ndalur drejt rekordeve të reja. Por, ajo që godet më shuam qytetarët shqiptarë është rritja e çmimeve të ushqimeve.

Vetëm në korrik ushqimet u rritën me 13.2%. Produktet e shportës si buka është rritur me 20%, ndërsa goditje të fortë ka pësuar edhe bulmeti, frutat, peshku, mishi dhe zarzavatet me 10-13%.

Me rishikimin e buxhetit, qeveria ka përfshirë zgjatjen e paketës së Rezistencës Sociale për t’i dhënë pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike 3 mijë lekë deri në nëntor. Sipas ekspertëve ndihma duhet të zgjerohet dhe të jetë më e madhe në vlerë.“Nëse do të marrim një përllogaritje të thjeshtë rritja e kostos së jetesës për një qytetar shqiptar është 6 mijë lekë. Kjo duhet të jetë edhe shuam që qeveria do duhet të kompensojë. Familjet shqiptare harxhojnë 41% të ardhurave për ushqime dhe normalisht rritja e fortë e këtyre produkteve është një goditje e fortë për ta.”

Në listën e çmimeve të bërë publike nga INSTAT për produktet e shportës, për të marrë në një dyqan ushqimoreje oriz, miell, makarona , sheqer, zarzavate dhe bukë fatura shkon në 3040 lekë(rreth 30 mijë lekë të vjetra). Këtu nuk përfshihen mishi, peshku, sallamërat, gjalpi, cigarja, pijet alkoolike apo nafta.Kjo faturë 3 mijë lekëshe tashmë është rritur edhe me 4%, e cila është vlera e rritjes së grupit të këtyre produkteve nga marsi në korrik, që e çon totalin për produktet bazë në 3 200 lekë (32 mijë lekë të vjetra). Edhe pse qeveria pret të arkëtojë 30 mld lekë më shumë në buxhet, ajo sërish ka vendosur të jetë dorështrënguar duke ulur borxhin publik dhe jo duek e shpërndarë tek qytetarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat