Vrau me skaf 7-vjeçaren në Himarë, avokati i njohur: Arjan Tase paska qenë pasanik me prona dhe para që nuk dihet si i ka fituar

Shqipëria

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 06:25
Arjan Tase

Arjan Tase, ish-shefi i Komisariatit të Himarës që përplasi për vdekje me skaf Jonadën 7-vjeçare, dyshohet se ka vënë një sasi të konsiderueshme parash dhe pronash të pajustifikuara.

Të paktën deri tani është përfolur se ish-polici nga Sauku i Tiranës, është pronar i një vile luksoze në zonën e Himarës. Ai gjithashtu dyshohet se skafin me dy motorë të fuqishëm e kishte të tijin, por kishte vendosur ta linte në emrin e një shoku.

Pyetjen se si ka arritur t’i vendosë gjithë ato të ardhura e ngre edhe avokati Spartak Ngjela. Kujtojmë se tase është hetuar për shpërdorim detyre në lejimin e kultivimit të kanabisit gjatë kohës që ishte shef-komisariati në Himarë.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Arjan Tase, shefi i Komisariatit të Himarë, pasi vrau në det me skafin e tij fëmijën e pafajshme, na del të jetë një pasanik me para e prona që nuk dihet si i ka fituari këto para këto e prona.

Historia botërore e krimit shtetëror na ka mësuar se një rast kriminal i befasishëm i një  oficeri të lartë policie, si rregull, jep shtysë psikologjike dhe logjike për të arsyetuar me fakte dhe për të goditur të gjithë bashkëpunimin e policisë së shtetit me krimin.

Në fakt ky është një nga aspektet e korrupsionit në Shqipëri.

Të shohim, a do të krijohet pas këtij rasti një reaksion pozitiv për ta zhbërë korrupsionin në Policinë e Shtetit, apo ky do të mbetet një rast i izoluar e asgjë më?

Arjan Tase, ish-shefi i Komisariatit të Himarës që përplasi për vdekje me skaf Jonadën 7-vjeçare, dyshohet se ka vënë një sasi të konsiderueshme parash dhe pronash të pajustifikuara.

Të paktën deri tani është përfolur se ish-polici nga Sauku i Tiranës, është pronar i një vile luksoze në zonën e Himarës. Ai gjithashtu dyshohet se skafin me dy motorë të fuqishëm e kishte të tijin, por kishte vendosur ta linte në emrin e një shoku.

Pyetjen se si ka arritur t’i vendosë gjithë ato të ardhura e ngre edhe avokati Spartak Ngjela. Kujtojmë se tase është hetuar për shpërdorim detyre në lejimin e kultivimit të kanabisit gjatë kohës që ishte shef-komisariati në Himarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat