“Kini kujdes se...”/ Zbulohet mesazhi i fundit i Ervis Martinajt dërguar familjarëve, mister fati i tij

Shqipëria

“Kini kujdes se...”/ Zbulohet mesazhi i fundit i Ervis Martinajt dërguar familjarëve, mister fati i tij

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:10
Ervis Martinaj

I shumëkërkuari i policisë Ervis Martinaj ka humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh. Xhaxhai i tij Faik Martinaj ka kallëzuar në prokurori zhdukjen e nipit.Faik Martinaj, babai i Brilant Martinaj i vrarë në masakrën e Fushë-Krujës ka depozituar një kallëzim penal ku pretendon se ka humbur kontaktet me nipin e tij.

Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin. Dy ditë më parë një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.

Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar.

Informacioni nga policia është i ngurtë dhe nuk përjashtohet dhe mundësia e një inskenimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat