Zjarr masiv në Mallakastër, digjen katër hektarë me ullinj shekullorë, rrezikohen disa banesa

Shqipëria

Zjarr masiv në Mallakastër, digjen katër hektarë me ullinj shekullorë, rrezikohen disa banesa

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në zonën e njohur si Gjerbs në Mallakastër.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderushme, ndërsa deri tani kanë djegur rreth 4 hektarë tokë të mbjellë me ullinj shekullor.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës të Mallakastrës Reonardo Zotaj, për shkak të erës, flakët rrezikojnë të përfshijnë edhe banesat që ndodhe pranë, edhe pse po punohet me të gjitha forcat për shmangien e përhapjes së flakëve.

Mësohet se sapo është marrë njoftimi për një vatër zjarri në fshatin Gjerbës, pranë vendi të ngjarjes janë nisur efektivë të këtij reparti, të cilët janë në luftë me flakët, edhe pse terreni i thyer nuk e favorizon shuarjen e menjëhershme të tyre, ndaj janë duke u përdorur edhe mjete rrethanore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ai ndihmohet edhe nga temperaturat e larta dhe era.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat