Familja në Klos refuzon dëmshpërblimin nga qeveria për tërmetin, banorët: Shteti po tallet me ne

Shqipëria

Familja në Klos refuzon dëmshpërblimin nga qeveria për tërmetin, banorët: Shteti po tallet me ne

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Një ndër familjet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në Bashkinë e Klosit është edhe kjo e Hakik Kadiut nga fshati Bejnë. Ndonëse sipas familjarëve, banesa është shpallur nga Komisioni si e pabanueshme, qeveria këtë vit akordoi në ndihmë të tyre vetëm 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.

Por të zotët e shtëpisë Hakik e Pashe Kadiu thonë se 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra që i ka akorduar shteti nuk mjaftojnë për të vendosur qoftë dhe një derë dhe jo më për të ndërtuar banesën, që komisioni i verifikimit i ngritur në atë kohë e ka nxjerrë të pabanueshme. Hakiku e konsideron këtë tallje, ndërsa e shoqja e tij thotë se do të refuzojë marrjen e këtij fondi nga qeveria.

Kryefamiljari Hakik Kadiu thotë se ndjehen të rrezikuar për jetën teksa vijojnë të jetojnë ende në këtë banesë e tejet dëmtuar nga tërmeti, që nga çatia e deri tek themelet.

Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 janë trajtuar me bonus qiraje nga shteti, por kjo familje thotë se as atë nuk e ka përfituar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat