Normalizohet situata në Kakavijë, grekët përshpejtuan procedurat për emigrantët shqiptarë

Shqipëria

Normalizohet situata në Kakavijë, grekët përshpejtuan procedurat për emigrantët shqiptarë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Radhë kilometrike janë shënuar në pikën kufitare të Kakavijës.

Mijëra emigrantë dhe vizitorë që kërkonin të hynin në Shqipëri, duhej të kalonin vetëm në dy sportele të policisë kufitare greke, duke bërë që radha e automjeteve të rritej ndjeshëm.

Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare të Kakavijës u regjistruan 5795 persona në hyrje dhe 3632 në dalje.

Ndërkohë që vetëm gjatë paradites të së shtunës, u regjistruan 7187 persona në hyrje dhe 3790 persona në dalje.

“Kam 2 orë që pres në doganë. Vijmë nga Athina për pushime. Nuk është se ndodh çdo vit, por çdo vit më keq” – u shpreh një qytetar.

“Normale nuk më duket radha, po çfarë t’i bëjmë, këto kushte kemi. Nuk na dhanë asnjë arsye” – tha një tjetër qytetar.

Pas situatës së krijuar, pala greke ka vendosur të shtojë sportelet në pikën kufitare të Kakavijës gjë që ka sjellë edhe normalizimin e situatës në pikën kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat