Shtohen pushuesit në plazhin e Darzezës në Fier, por mungojnë investimet

Shqipëria

Shtohen pushuesit në plazhin e Darzezës në Fier, por mungojnë investimet

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Vetëm 20 km larg Fierit ndodhet plazhi i Darzezës. Darzeza është plazhi që këto vitet e fundit po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushes vendas e të huaj.

Këtu pushuesit mund të hapin çadrat e tyre. Rëra e pasur me jod kurativ, i bën plazhet e Fierit mjaft të preferuara për personat që kanë probleme shëndetësore.

“Darzeza në radhë të parë ka rërën më të mirë në Shqipëri, duke futur edhe Semanin. Rëra që ka Darzeza dhe Semani për mendimin tim është me jodin më të mirë në Shqipëri. Rëra është ultra”, thotë një pushues.

Por përtej kësaj panorame të bukur, në plazhet e Fierit mungojnë investimet. pushuesit ankohen për strukturat akomoduese.

“Plazhi i Darzezës është shumë i mirë, por këtu duhet të investohet për dhoma. Sepse ne kemi ardhur para disa vitesh, plazhi është i mrekullueshëm, pylli është shumë i mirë, rëra është e mirë, pastëria qenka shumë e mirë, më e mirë se para një viti”, thotë një pushues tjetër.

“Këtu duhet investuar, nuk e di, nga Bashkia, po ka biznesmenë që nuk dinë ku t’i cojnë paratë të investojnë për dhoma. Plazhi i Darzezës dhe plazhi jonë (plazhi i Semanit) është gjynah që është lënë pa investime. Gjithë ky plazh këtu, ky është mrekulli, duhet të jetë ditor. Do vijë tjetri nga Fieri, të bëj 18 km për të bërë palzh ditor e të iki prapë. Pse të mos flejë aty me 20 mijë lekë nata.” 

Në një gjatësi kilometrike prej gati 29 km, në Fier pushuesit mund të zgjedhin mes tri plazheve; atij të Darzezës, Pishporos dhe Semanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat