Leskaj ngre alarmin: Porti i Vlorës si Porti i Durrësit, sekti ‘Rama’ do të përfitojë pjesën e ‘luanit’

Shqipëria

Leskaj ngre alarmin: Porti i Vlorës si Porti i Durrësit, sekti ‘Rama’ do të përfitojë pjesën e ‘luanit’

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 08:17
Bujar Leskaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, me anë të një postimi në rrjetin social 'Facebook' ka bërë një paralelizëm të situatës për skemën e Portit të Durrësit që sipas deputetit do ndodhë e njëjta gjë edhe me Portin e Vlorës.

“Në Vlorë nuk ka arabë...Për rolin e grabitësit , sektit Rama, i cili qëndron në krye duke vënë “sekser” një kompani arabe, e cila do të marrë nga Qeveria truallin, do t’ua japë privatëve shqiptarë ta ndërtojnë me lekët e tyre dhe paguhen me objekte, të cilat më pas do t'i shesin (ose menaxhojnë) për të fituar dhe për të marrë paratë e kostove të ndërtimit apo diçka më tepër. Dhe patjetër: sekseri, sekti Rama do të përfitojë pjesën e Luanit! Kështu do të ndodhë edhe me Portin e Vlorës ?! Në Vlorë nuk ka arabë..., gjithë të tjerat janë njësoj! Porti i Vlorës, si Porti i Durrësit!”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë se projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua pak kohë më parë gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre. Projekti për portin e ri të Durrësit, që pritet të transformojë e të zhvillojë më tej qytetin bregdetar duke krijuar lidhjet me të gjithë rajonin.

Projektuesit holandezë në takimin me kryeministrin Edi Rama, premtuan që porti ofron mundësi të shumta e punimet do të nisin së shpejti për të shpalosur vizionin e ri për këtë vepër. Ecuria e projektit, sipas grupit të punës është premtuese, ndërsa për kryeministrin Rama projekte të tilla që ndryshojnë infrastrukturën e vjetër në një port modern e shumë funksional janë thelbi i vizionit për Shqipërinë 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat