Autori 17-vjeçar u konfliktua me pronarin, si ndodhi grabitja e argjendarisë në Lezhë, reagon policia

Shqipëria

Autori 17-vjeçar u konfliktua me pronarin, si ndodhi grabitja e argjendarisë në Lezhë, reagon policia

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me grabitjen në një argjendari, që ndodhi shumë afër komisariatit.

Autori i grabitjes ka qenë 17-vjeçari K.N., i cili ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse e argjendarisë. Ai u konfliktua edhe me pronarin, i cili i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat