“Zero vrasje ka vetëm në parajsë!”, efektivja e famshmet që mban gjarpër në shtëpi kapet me gazetarë

Shqipëria

“Zero vrasje ka vetëm në parajsë!”, efektivja e famshmet që mban gjarpër në shtëpi kapet me gazetarë

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 21:19
Anisa Kostani

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për faktin se mbante në shtëpi si kafshë shtëpiake një gjarpër është kapur sot me gazetarët në lidhje me raportimet mbi ngjarjen kriminale që ndodhi në këtë qytet. Mbrëmjen e djeshme u vra në Elbasan Madrit Ulqinaku. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, policja thekson se policia e Elbasanit është në krye të detyrës dhe se janë duke bërë një punë të shkëlqyer.

Policja e famshme shkon edhe më tej, duke akuzuar se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit se e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

Image
Postimi i Anisa Kostani
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat