Goditet nga rrufeja, shpëton mrekullisht një peshkatar

Shqipëria

Goditet nga rrufeja, shpëton mrekullisht një peshkatar

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 21:35
Ilustrim

Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh.

Burimet thonë se 55-vjecari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë  mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me  banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar  drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh.

Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat