“Shteti tregon muskujt kur preket në kallo”- Eksperti i njohur kundërshton aksionin e paligjshëm të IKMT në “Prestige Resort”

Shqipëria

“Shteti tregon muskujt kur preket në kallo”- Eksperti i njohur kundërshton aksionin e paligjshëm të IKMT në “Prestige Resort”

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Eksperti i Inxhinierisë, Fatjon Softa thotë se aksioni i paligjshëm i IKMT-së në “Prestige Resort” është rasti kur shteti tregon muskujt kur i prek në kallo.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Softa thotë se është mëkat që ai nuk e ka vizituar këtë resort kaq të bukur, të cilin e krahason me ato në Turqi.

Më tej ai shkruan se “shpreson që dora e hakmarrjes të ndalet”

“Qartësisht i është prishur gjumi dikujt qe ndërhyn edhe ne sezon ne një objekt qe vete e promovuan ne nivel Ministri te Turizmit. Unë nuk e dija i kujt ishte dhe mëkat qe nuk e kam frekuentuar ate resort te bukur si ne Turqi”, shkruan ndër të tjera inxhinieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat