Rritja e çmimit / Meta apel Qeverisë Rama: Të bëhet 1200 KW në muaj fasha e energjisë!

Shqipëria

Rritja e çmimit / Meta apel Qeverisë Rama: Të bëhet 1200 KW në muaj fasha e energjisë!

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 13:01
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar Qeverinë Rama se ka dështuar në reformat e mëdha, atë të menaxhimit të energjisë elektrike dhe të ujësjellës kanalizimeve.

Sipas Metës prodhimi i KESH në periudhën më të keqe të saj arrin të mbulojë nevojat e konsumtatorit familjar.

Ish-presidenti tha se qeveria dështimet e saj po kërkon t’ia kalojë qytetarëve, duke i mbifaturuar ata.

Meta tha më tej se i bashkohet thirrjes së Konfindustrisë për të rishikuar fashën e energjisë, dhe ajo të jetë në 1200 KW në muaj.

“Prodhimi i KESH edhe në rastin më të vështirë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin e konsumit familjarë në vend.

Kosto nga KESH është  mjaft e lirë, 1.5 lekë, kosto e shitjes nga FSHU është 51 lekë, 41 lekë plus TVSH.

E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt për konfliktin në Ukrainë, apo të problemeve në kontinent në fakt është si rezultat i dështimit të plotë të çdo lloje reforme në vend në sektorin e energjisë dhe të ujësjellës kanalizimeve.

Kjo është një kosto që qeveria në mënyrë hipokrite do tua kalojë qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur.

I bashkohemi thirrjes së Konfindustrias që të rishikohet fasha e mbrojtjes nga 800 KË në muaj, të behet në 1200 KW në muaj. Qytetarët të kenë kujdes nga patranoazhsitët e OSHEE-së për të shmangur tentativat për t’i mbifaturuar”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat