Berisha thirrje demokratëve: Duhet të kalojmë në forma të shumëllojshme qëndrese, revolte dhe kryengritjeje paqësore

Shqipëria

Berisha thirrje demokratëve: Duhet të kalojmë në forma të shumëllojshme qëndrese, revolte dhe kryengritjeje paqësore

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 19:27
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve nga Këshilli Kombëtar i PD-së se ka ardhur koha që të kalohet në forma të shumëllojshme qëndrese, revolte dhe kryengritjeje paqësore.

Berisha ftoi të gjithë funksionarët politik të PD-së që të fillojnë organizmin dhe mobilizimin e njerëzve për protesta të fuqishme gjatë vjeshtës.

Ai theskoi në fjalën e tij Partia Demokratike duhet të ngrihet në nivelin e temperaturave të larta të pakënaqësisë që kanë qytetarët ndaj qeverisë dhe të udhëheqë protestat mbarëpopulllore.

“Sot rrit çmimin për shtresën e mesme. Ai 800 kw është kurthi që ka ndërtuar kundër kësaj shtrese dhe qytetarëve shqiptarë. Unë u ndala tek energjia, po kështu janë të gjitha problemet e tjera me çmimet. Bëra këta analizë për t’iu thënë se pse Shqipëria po vlon dhe po zien sot dhe pse pakënaqësia ndaj kësaj qeverie është më e jashtëzakonshme se kurrë. Shqipatrët besimin e kanë te Partia Demokratike por shohin me skepticizëm nëse a e ndiejmë ne përgjegjësinë e misionit që kanë. Unë nuk po gjej një qytetarë të vetëm që mos të thotë se ne tek ju e kemi vetëm shpresën. Unë nuk gjej një të vetëm që nuk thotë se protesta dhe vetëm protesta mund të shpëtojë shqiptarët nga ky regjim. Situata është dëshpëruese dhe do përkeqësohet edhe më tej në rrafshin moral nëse ne nuk arrijmë  në misionin tonë nuk kemi të ndalur. Koha ka kaluar, jo po vjen. Koha e protestave të fuqishme dhe të gjithëanshme po kalon. Çdo ditë është humbje, ne duhet të jemi të sinqertë me qyetatrët, nëse ne kemi një shkop magjik që t’i tregojmë se Edi Rama është i vendosur të respektoj vullnetin tuaj, atëherë normalisht do mendojë ndryshe. Kjo po dëmton besimin tek ne. Aty ku ata e kanë projektuar besimin, aty shohin imobilitetin dhe marrin rrugët dhe ikin, ndaj dhe çdo demokrat dhe çdo drejtues duhet të bëjë gjithçka për të motivuar dhe mobilizuar PD-në në radhë të parë, e cila duhet të ngrihet në nivelin e temperaturave të larta që ka te qytetarët, urrejtjes që kanë qytetarët dhe pakënaqësisë së jashtëzakonshme që kanë për këtë qeveri. Duhet të kalojmë në forma të shumëllojshme qëndrese, revolte, kryengritje paqësore”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat