Përplasi për vdekje këmbësoren në autostradën Laç-Fushë Krujë, shoferi ende në arrati, motra e viktimës kërkon drejtësi

Shqipëria

Përplasi për vdekje këmbësoren në autostradën Laç-Fushë Krujë, shoferi ende në arrati, motra e viktimës kërkon drejtësi

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Aksidenti i tre ditëve më parë në superstradën Laç- Fushë Krujë, ku humbi jetën një 54-vjeçare, vazhdon të mbetet pa autorë.

Policia e Lezhës ka marrë kamerat e sigurisë në tentative për të identifikuar mjetin që i mori jetën 54-vjeçares.

Ndërkohë motra e viktimës Leonara Deda kërkon që autori minimalisht të kërkojë falje, pasi sipas saj aksidentet ndodhin, por largimi nga vendngjarja nuk është i pranueshëm dhe për këtë ajo kërkon drejtësi.

Automjeti e ka përplasur viktimën pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat