“Shqipëria në rrezik”/ Berisha sulmon qeverinë nga Gramshi: Sot shqiptarët janë 30% më të varfër se në vitin 2013

Shqipëria

“Shqipëria në rrezik”/ Berisha sulmon qeverinë nga Gramshi: Sot shqiptarët janë 30% më të varfër se në vitin 2013

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:35
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi nga Gramshi qeverinë Rama në lidhje me gjendjen ekonomike ku ndodhet vendi.

Gjatë takimit të mbajtur me qytetarë të Gramshit në kuadër të turit “Shqipëria në rrezik”, Berisha theksoi se sot qytetarët janë 30% më të varfër se në vitin 2013, në një kohë kur duhet të ishin dy herë më të kamur.

“Shpreh kënaqësinë që jam sot këtu te ju dhe gjithashtu shpreh bindjen se sot qytetarët e Gramshit dhe të mbarë Shqipërisë pavarësisht nga bindjet partiake ndjekin me dhimbje dhe keqardhje shkretëtimin e shoqërisë së tyre, të kombit të tyre, në kuptimin e shpopullimit të shpejtë dhe marramendës. Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet por vetëm që rritet, në kuptimin e zhvillimit të disa dukurive si masivizimi i drogës, nxjerrjen e emrit tonë si shqiptar dhe përfaqësimin tonë për fat të keq në botë me emra organizatash kriminale.

Sot shqiptarët janë të paktën 20-30% më të varfër seç ishin në vitin 2013, në një kohë kur duhet të ishin dy herë më të mëkëmbur se sa në vitin 2013. Të dashur miq koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj, po të pyesim veten çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në rrethin e Gramshit, përveç projektit të Devollit, që ka qenë i miratuar në qeverinë e mëparshme, asgjë nuk ka ndodhur”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat