Rama flet për ngritjen e sateliteve në hapësire: Do jetë ‘kryeinspektoriat’ në qiell, s’do ketë as parti as kushërinj!

Shqipëria

Rama flet për ngritjen e sateliteve në hapësire: Do jetë ‘kryeinspektoriat’ në qiell, s’do ketë as parti as kushërinj!

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ngritjen e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 do krijohet një “kryeinspektoriat” që sipas tij s’ka parti as kushërinj dhe as emër të përveçëm që do luftojë dhe ndërtimet pa leje.

Rama tha se shërbimi i satelitëve do krijojë mundësinë për të frenuar ndërtimet pa leje, pasi për kreun e qeverisë çdo ndërtim që ngrihet mbi 70 cm kapet nga pajisjet teknologjike.

Ai ka ironizuar dhe inspektorët në terren për të cilët tha se “sytë ua ka zënë leku” dhe se i bëjnë letrat për në polici të moshuarve që ndërtojnë kotecin e pulave, ndërkohë që nuk bëjnë asgjë për katet e ndërtesave pa leje/

Do kemi një kryeinspektorit në qiell, që s’ka emër të përveçëm, s’ka parti dhe kushërinj dhe që ka një sy që i sheh të gjitha.

Një detaj që ministri në gjithë renditjen e gjatë që do bëjë kryeinspektorit është që me satelitet nuk do ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje, pa u vënë re, në mënyrë sapo nisin.

Satelitet kanë kapacitetin të shtohen çdo volum që ngrihet mbi sipërfaqen e tokës.

Me një saktësi që ngrihet mbi 70 cm.

Në qoftë se do kishim qiellin e hapur, ky perimetër këtu është një perimetër i kapshëm si pikë nga sateliti.

Kjo nuk do varet më nga inspektorë zonash, që janë shumë të zellshëm kur kapin një plakë 85 vjeç dhe që ndërton një kotec, i bëjnë dhe letra dhe nuk kapin pallatet pa leje që shtojnë katet se sytë ua zë paraja.

Kjo punë pa teknologjinë do shumë vite”, tha Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat