Mashtruan me fatura fiktive dhe shkaktuan 3 mln € dëm shtetit, Gjykata cakton masat e sigurisë për biznesmenët

Shqipëria

Mashtruan me fatura fiktive dhe shkaktuan 3 mln € dëm shtetit, Gjykata cakton masat e sigurisë për biznesmenët

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për 7 biznesmenë të akuzuar për mashtrimin me TVSH-në.

Për Amarildo Hasrama Gjykata vendosi "Arrest me burg"

Për Besim Ruçi vendosi "Arrest me burg"

Për Anxhelo Ruçi vendosi "Detyrim paraqitje"

Për Bledar Gupe nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie"

Për Xhersi Sulaj nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie"

Për Ajet Aluku vendosi "Arrest me burg"

Për Nelit Mihola vendosi "Arrest me burg"

Nga analizimi dhe studimi i të dhënave 13 shoqërive, prokuroria tha se ato kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,2 miliardë lekë duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe Tatim fitim, afërsisht 3 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat