I prenë rrugën me makinë dhe u përplasën fizikisht, Idrit Beqiraj u rrëmbye nga disa persona të paidentifikuar, ja pista kryesore ku po heton policia

Shqipëria

I prenë rrugën me makinë dhe u përplasën fizikisht, Idrit Beqiraj u rrëmbye nga disa persona të paidentifikuar, ja pista kryesore ku po heton policia

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Idrit Beqiraj është marrë peng në autostradën Durrës-Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur teksa po udhëtonte me motor me vëllanë e tij G.Beqiraj.

Një mjet u ka prerë rrugën dhe më pas janë përplasur me Indrit Beqirajn dhe vëllain e tij të cilët po udhëtonin me motor duke bërë që motori të dalë nga rruga.

Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, pas kësaj në vendngjarja janë bashkuar edhe persona të tjerë që kanë dhunuar fizikisht Indrit Beqiraj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës. Pista kryesore ku po heton policia është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këto presona mund të kenë pasur konflikt më parë.

Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiriaj dhe vëllanë të tij është referuar si konflikt i çastit.  Ndërkohë për rreth dy orë Indrit Beqiraj ëshë lënë i lirë nga pengmarrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat