Zbulohen emrat e 14 të arrestuarve në operacionin “Porositësi”, 5 shpallen në kërkim! Nga vëllezërit Beqiraj, te “Rrumi’ i Shijakut!

Shqipëria

Zbulohen emrat e 14 të arrestuarve në operacionin “Porositësi”, 5 shpallen në kërkim! Nga vëllezërit Beqiraj, te “Rrumi’ i Shijakut!

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Zbulohen emrat e 14 të arrestuarve në kuadër të operacionit policor “Porositësi”, ndërkohë që 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gazeta Panorama publikon listën e plotë të personave të arrestuar ditën e sotme nga operacioni i forcave të rendit. Policia ka vënë në pranga vëllezërit Beqiraj, Indrit dhe Gentjan, të cilët kanë përfshirë në një seri vrasjesh.

Po ashtu në pranga kanë rënë dhe anëtarët e tjerë të bandës.

Në kërkim është shpallur Pellumb Muharremi, i cili mban dhe emrin tjetër Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”.

Ndërkohë që Kasandër Noga është arrestuar në Belgjike, ndërsa Ilirian Feçi, ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Durrës/Të arrestuar në kuadër të operacionit “Porositësi”:

Gentjan Beqiraj

Indrit Beqiraj

Flamur Bejko

Pellumb Hoxha

Idajet Hoxha

Armand Dalipi (Daka)

Fatjon Myrta

Blerim Elezi

Gentian Sheshi

Kujtim Deliallisi

Albano Hajdari

Fatjon Hajdari

Armando Lama

Altin Celami

Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

Kasander Noga – i arrestuar në Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat