Konsultimet për zgjedhjet lokale, Alibeaj dhe Bardhi takojnë Begajn në Presidencë

Shqipëria

Konsultimet për zgjedhjet lokale, Alibeaj dhe Bardhi takojnë Begajn në Presidencë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:29
Alibeaj dhe Bardhi

Enkelejd Alibeaj mbërriti ktë të mërkurë pasdite në Presidencë, me ftesë së kreut të shtetit Bajram Begaj, si përfaqësuesi kryesor i fraksionit tjetër në Partinë demokratike.

Të hënën ishte kryeministri Rama që shkoi në zyrën e Begajt, ndërsa të martën shkuan përfaqësuesit e partive të vogla.

Presidenca u kujdes që të respektonte protokollin e vendimit “non grata” dhe nga grupi i Berishës ftesa i shkoi Oerd Bylykbashit.

Ndërkohë, të enjten në mëngjes është radha e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Sipas kodit zgjedhor data e zgjedhjeve mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Por me gjasa data që pritet të shpallë Presidentin Begaj për zgjedhjet e reja lokale do të jetë e diela e 14 majit të vitit që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat