Misteri Ervis Martinaj, zbulohet se çfarë deklaruan vëllezërit Avdylaj përpara policisë

Shqipëria

Misteri Ervis Martinaj, zbulohet se çfarë deklaruan vëllezërit Avdylaj përpara policisë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:43
Ervis Martinaj

Prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avdylaj për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë të dy në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit.

Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat