Sekretari për Koordimin Digjital në PS njëkohësisht edhe deputet, Etjen Xhafaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se në fillim të dhjetorit kjo forcë politike do i ketë shumë të qartë emrat e kandidatëve për bashkitë.
Xhafaj nënvizoi se tani po vlerësohet puna e kryetarëve aktualë, për të vendosur nëse ata do kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Procesi për kandidatët për zgjedhjet është duke u zhvilluar.
Në fillim të dhjetorit do të jemi shumë të qartë për këtë. Nuk është se në mbledhjen e fundit të kryesisë kemi zhvilluar ndonjë bisedë konkrete për emrat e bashkive. Po vlerësohet puna e kryetarëve aktualë, u shpreh deputeti.