“Paketa fiskale godet investitorët vendas”- Meta: Politika e shantazheve po e dekurajon biznesin dhe po e çon drejt falimentimit

Shqipëria

“Paketa fiskale godet investitorët vendas”- Meta: Politika e shantazheve po e dekurajon biznesin dhe po e çon drejt falimentimit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 22:57
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se përmes paketës fiskale, qeveria kërkont të godasë investitorët vendos, duke favorizuar monopolizimin e ekonomisë.

Sipas Metës, kjo paketë fiskal gjithashtu favorizon importet në kurriz të prodhimit vendas.

“Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër i papërgjegjshëm nëpërmjet Paketës Fiskale po godasin investitorët vendas, po monopolizojnë ekonominë, po favorizojnë importet në kurriz të prodhimit vendas dhe kanë vënë në rrezik mijëra vende pune.

Politika e frikësimit dhe e shantazheve po e dekurajon biznesin vendas dhe po e çon atë drejt falimentimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat