Grabitet marketi në Voskopojë, pronari: Kanë qenë katër persona të maskuar dhe të armatosur, shqyen derën me armë

Shqipëria

Grabitet marketi në Voskopojë, pronari: Kanë qenë katër persona të maskuar dhe të armatosur, shqyen derën me armë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Një market në fshatin Voskopojë të Korçës është grabitur këtë të martë, në orët e para të mëngjesit.

Pronari i marketit, Bledar Leska thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:45 të mëngjesit.

“Makina tip “Golf 6” ka zbritur nga rruga e Voskopojës, ka bërë një rrethrrotullim në pikën e karburantit dhe ka ndaluar këtu.

Kanë zbritur 4 persona, 3 me maska dhe doreza bashkë me armë, i kam monitoruar me anë të kamerave të sigurisë. Kanë shqyer derën, kanë marrë komplet kasafortën, paketa cigaresh, shishe whiskey etj. Në kasafortë për fatin tim të keq dhe fatin e tyre të mirë, kishte harruar çuni portofolin. Gati 1 milion lekë të vjetra që kishte çuni. Atje veç kishte gjendje arka, paketat, shkojnë deri në 2 milion lekë.

Arma ka qenë tip automatik skorpions, me tytë të prerë. Kanë shqyer me tytën e armës me shqelma derën dhe kanë hyrë brenda. Duket edhe arma të cilën e kanë lënë mbi banak. Kanë mbaruar punë dhe prap kanë ikur rrugës së fshatit Voskopojë. Rast i tillë nuk më ka ndodhur herë tjetër. Rast i rrallë pas kaq vitesh”, tregon Leska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat