Plas keq në Kuvend: Berisha bllokon Foltoren, Garda vihet në gatishmëri

Shqipëria

Plas keq në Kuvend: Berisha bllokon Foltoren, Garda vihet në gatishmëri

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 10:39 Përditësuar në ora: 10:47 më 24.11.2022
Kuvendi i Shqipërisë

E gjithë opozita në këmbë, Berisha paralajmëron Ramën: S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën

Me tensione dhe debate po shoqërohet protetsta e ditës së sotme. Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën se “tek Porti i Marinës do të përfundosh vetë, s’do dalësh më kurrë prej tij”.

Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua kryeministrit duke i thënë ‘s’ka burg që të mban ty me këtë që po bën”, referuar marrëveshjes për Portin e Durrësit.

“Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj. Ramës iu është dhënë një garanci se asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa. Edi Rama i bindur të jesh se tek Porti i Marinës do të përfundosh vetë dhe s’do dalësh më kurrë prej tij. S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën.

Dhe ti zonjë, kjo është histori turpi që ke vendosur që ti ndash deputetët në të parë dhe të dytë. Çdo deputeti i jepet koha njësojë. E vetmja në botë si vasale e një njeriu të papërgjegjshëm ndan parlamentin në dy pjesë”, tha Berisha.

I rrethuar nga Garda dhe live në ‘FB’/ “Je i akuzuar për vrasje”, Berisha akuza të rënda Ballës

Kryetari i PD Sali Berisha ka folur nga foltorja e Kuvendit përmes Facebook të tij pasi kryetarja e Parlamentit nuk i dha fjalën.

Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla teksa i kërkoi të shkonte në Prokurori për të sqaruar pozitat e tij në lidhje me akuzat për porositje vrasje:

“Ai nuk nuk ka vend në Parlament shko jepi përgjgien dëshmive për vrasje. Shpirti i avokatit Ravik Gura kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij. Ne jemi të zotuar të vendosur të mbrojmë të drejtat tona nuk mundet një i akuzuar për vrasje, nuk mundet njër njeri që akuzioeht se ka porostiur vrasje në Elbasan të marrë fjalën këtu nxierre jashtë Parlamentit të shkojë në Prokurori

Si të duket ty akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Ose të drejtat e opozitës do respektohen ose opozita….

Mbylle gojën se po flas unë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje.

Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, mos përdor imunitetin diplomatik. Hera e dytë që akuzohet për porosi vrasje”, tha Berisha.

Plas keq në Kuvend: Berisha bllokon Foltoren, Garda vihet në gatishmëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar Foltoren e Kuvendit duke kërkuar të marrë fjalën për t’iu kundërpërgjigjur Taulant Ballës.

Nikolla: Mos bëni viktimën kot, jemi në zbatim të rregullores.

Vokshi: Jepja fjalën për replikë.

Nikolla: Nuk mund të merrni seancën peng zonja Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat