Gjithçka që u tha nga vizita e Presidenti gjerman në Tiranë: Jam këtu në respekt të punës që keni bërë

Shqipëria

Gjithçka që u tha nga vizita e Presidenti gjerman në Tiranë: Jam këtu në respekt të punës që keni bërë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:46
Foto nga takimi

Pas 27 vitesh, një president gjerman, viziton Tiranën këtë të enjte të 1 dhjetorit, për të dhënë një mesazh të qartë mbështetje për rrugën integruese të Shqipërisë në be.

Frank Walter Steinmeier, Presidenti Federal i Gjermanisë, u prit me ceremoni shtetërore, nga Bajram Begaj.

Qëllimin e vizitës së tij, Presidenti gjerman e përmblodhi në një fjali, në konferencën për mediat.

“Jam këtu në respekt të punës që keni bërë dhe mbështetje të asaj që duhet të bëni.”

Gjermania, siguroi Steinmeier do të vijoi do të vijojë të mbetet në krah të Shqipërisë dhe theksoi fortë vijimin e Procesit të Berlinit dhe rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

“Të rrisim bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ju kontribuuat që në Berlin të mund të shkruheshin marrëveshje të rëndësishme, janë një gur kilometrazhi, në mënyrë domethënëse, më tej edhe për qytetarët do të jetë e mundur për të udhëtuar vetëm me një dokument identifikimi, ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do të shkurtojnë distancat mes tregjeve të vendeve të Ballkanit duke e shndërruar rajonin për ta bërë më atraktiv dhe më konkurrues”

Presidenti Begaj u pyet nga gazetarët lidhur dhe me Ballkanin e Hapur, nëse ai kishte ndonjë këshillë për qeverinë shqiptare, ndërsa homologu i tij gjerman përmendi jo pak herë procesin e Berlinit.

“Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe marrëveshjet e para tre muajve krijojnë premisa edhe për në të ardhmen dhe nuk është se mund t’i jap ndonjë këshillë qeverisë për Ballkanin e Hapur apo procesin e Berlinit”

Pas kësaj konference, presidenti gjerman iu drejtua sallës së parlamentit, që u mblodh posaçërisht për mesazhin e tij.

“Vijoni reformën në drejtësi, dhe punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. E për këtë kini besimin se do të keni mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim.”

Frank Walter Steinmeier, do të qëndrojë në Tiranë edhe gjatë së premtes. Mes qyteteve, ka vendosur të vizitojë Beratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat